Filtrat me karbon aktiv përdoren për të eliminuar lëndët organike dhe ngjyrën nga uji, gjithashtu është mjaft efektiv dhe në eliminimie klorit, kloraminave dhe dezinfektimit te produktit. Vargu i filtrit përmban kuarc si shtresë fundore dhe mineralin e karbonit aktiv si përbërës kryesor të filtrit. Karboni aktiv bllokon papastërtitë falë sipërfaqes së tij të madhe të kontaktit. Minerali i karbonit aktiv është materiali perfekt për përthithjen e lëndëve organike. Për këtë arsye filtrat me karbon aktiv janë sisteme pastrimi fiziko-kimike.