Cfarë është Ozoni: Ozoni është një tjetër formë oksigjeni që prodhohet në mënyrë natyrale në atmosferë gjatë stuhive me rrufe. Eshtë proçesi natyral i pastrimit të natyrës. Pajisjet me ozon janë pikërisht pajisjet ozon prodhuese të cilat riprodhojnë artificialisht proçeset e natyrës. Ato prodhojnë ozon, janë të kontrolluara, dhe mbulojnë të gjitha pishinat e mëdha.
• Ato sigurojnë pastërti të lartë, higjenë dhe qartësi të ujit.
• Nuk lë asnjë mbetje të rrezikshme në ujë siç lënë shumë metoda të tjera.
• Nuk krijon kloramina ose përbërës klori të rrezikshëm.
• Eliminon erën dhe efektet anësore nga përdorimi i klorit, si alergjitë, tharjen e lëkurës, irritimin e syve, ç`ngjyrosjen e rrobave, etj.
• Ul në mënyrë dramatike kostot e mirëmbajtjes së pishinave dhe eliminon përdorimin e kimikateve.
• Shmang instalimin, monitorimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve të vështira për tu përdorur.