Njësitë Ultraviolet japin cilësi të lartë uji të pijshëm pas procesit të tyre me tre stade.
Stadi i Parë: Kalimi i ujit përmes filtrit dhe ndalimi i lëndëve pezull.
Stadi i Dytë: Kalimi i ujit në filtrin me karbon aktiv, për të eliminuar shijen dhe erën e keqe të ujit.
Stadi i Tretë: Kalimi i ujit në një tub qelqi hermetik e me një llampë ultraviolet për shkatërrimin e baktereve të rrezikshëm (dezinfektimi).
Pra, asnjë kimikat i rrezikshëm apo i dëmshëm nuk përdoret (si psh. klori etj.)