Filtrat e rërës përdoren për ndalimin e lëndëve pezull, turbullirat dhe grimcat e tjera nga uji i papërpunuar. Sistemi funksionon duke vendosur zhavorr të përmasave të ndryshme me shtresa. Filtrat e reres përbëhen nga granula me permasa të ndryshme zhavorri, kuarci, rere dhe Antraciti (qymyrguri) në shtresën e sipërme e cila formon nje kalim multi shtresor. Ndërsa uji i papërpunuar lëviz nga lart poshtë, trupat e ngurtë ndahen nga uji. Pra uji do të pastrohet nga lëndët e ngurta dhe do të ketë një pamje të pastër. Filtrat e rërës janë zgjidhja juaj më e përshtatshme për filtrimin në kapacitete dhe cilësi te ndryshme. Këto filtra mund të funksionojnë manualisht apo me lloje të ndryshme valvulash.